Parlamenti dorëzon sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shkarkimin e Metës

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë pritet që ditën e sotme të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Bëhet me dije se në Gjykatën Kushtetuse kërkesën për shkarkimin e Metës do ta dorëzojë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kujtojmë që më në 9 qershor 104 deputetë kanë votuar për shkarkimin e Metës, 7 kanë votuar kundër dhe 3 abstenim.

Raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit u votua më herët me 104 pro, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Ky raport gjente shkeljet e Metës, kryesisht gjatë periudhave para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Shkelja e unitetit, njëanshmëria në zgjedhje, deklaratat për dhunë, janë disa nga konstatimet e raportit. Është Gjykata Kushtetuse që do të shqyrtojnë dhe brenda tre muajve do të shprehen lidhur me shkarkimin e presidentit Meta.

Zjarr Tv Ad