Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjithë qytetarët, por jo vetëm, për të gjithë turistët që duan të bëjnë pushime pa pasur asnjë shqetësim.
Vlora e bukur është zyrtarisht qarku i parë në Shqipëri që nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.
Diçka e mirë kjo si për qytetarët atje të cilët mund të mos jenë të detyruar të respektojnë masat shtrënguese, por edhe për turistët vendas apo të huaj që duan të bëjnë pushime në Vlorë.
Kohët e fundit kanë qenë shumë pozitive për vendin tonë, me pak raste të reja dhe thuajse asnjë viktimë nga Covid.