Edith Harxhi flet pas zgjedhjeve në PD: Kujtova zgjedhjet në komunizëm ku votohej me foton e diktatorit, kanë votuar persona pa karta anëtarësie…

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas humbjes së zgjedhjeve në garën për kreun e partisë Demokratike, Edith Harxhi ka dalë në një deklaratë për mediat së bashku me anëtarët e “Grupit për PD-në”. Në konferencën që organizoi për mediat, Harxhi foli për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për të cilin shprehu shumë pakënaqësi, lidhur me mënyrën sesi është zhvilluar.

Në fjalën e saj, ajo tha se ishin përdorur shantazhe ndaj komisionerëve dhe vëzhguesve të kandidatëve të tjerë dhe shtoi se ka qenë një garë e pabarabartë, duke qenë se ata nuk kishin pasur listat e anëtarësisë së partisë. Gjithashtu, ajo bëri një krahasim me zgjedhjet që bëheshin në komunizëm, duke vënë në dukje faktin se në qendrat e votimit, kishte pasur foto të kryetarit Lulzim Basha.

“Kandidatët e tjerë nuk kanë pasur listat e anëtarësisë. Jemi të hapur që shkeljet e bëra t’i bëjmë publike sepse me mijëra anëtarë nuk janë lejuar të votojnë. Në disa qendra votimi ka pasur raste të vcotimit të parregullt. Janë shpërndarë karta anëtarësie deri më datë 13 qershor, ndërsa ka pasur persona që kanë votuar pa pasur karta anëtarësie dhe pa qenë fare në listë.

Kartat e reja të anëtarësisë, nuk përmbajnë elementë të sigurisë që mund të parandalojnë shkeljet e bëra. Vendimi për ti afruar zgjedhjet ishte arbitrar sepse mandati zgjaster deri në korrik dhe nuk kishim kohë të mjaftueshme ne dispozicion.

Në procesverbalin e nënshkrimit në Lezhë dhe Durrës, asnjë prej vëzhfuesve të mi nuk kanë nënshkruar procesverbalet pasi ka pasur shkelje të bëra gjatë procesit të votimit. Ndërsa në Kukës dhe Tropojë ku PD fiton gjithmonë, pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët. Ka pasur raste kur janë përjashtuar vëzhguesit e kandidatëve të tjerë të PD-së dhe nuk janë lejuar të votojnë disa anëtarë.

Në shumicën e qendrave të votimit është votuar me foton aktuale të foton e kryetarit aktual, më kujtoi votimet që bëheshin ku shkonin në qendrat e votimit dhe kishin fotot e diktatorit në qendër”– tha Edith Harxhi.

 

Zjarr Tv Ad