Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e padisë së deopzituar nga partitët e vogla, të cilat kërkonin ndryshimin e dispozitës për përllogaritjen e votave për mandat, për çdo kandidat.
Në nisje të seancës, Kuvendi si palë në këtë proces nëpërmjet përfaqësueses së vetë është shprehur se dispozita nuk cënon barazinë e subjekteve në fushatë, ndërsa pala paditëse kërkon shfuqizimin e saj si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Objekti: Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën i fjalisë së dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor: Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga rradhët e tyre.
Padia është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Republikane, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane.