Realizohet ndërhyrja e rrallë në zemër, tek foshnja vetëm 3 ditëshe/ Flet mjeku: Një ëndërr që bëhet realitet në Shqipëri…

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është kryer një operacion i rrallë në zemër, te një bebe e porsalindur në ambientet e QSUT-së. Ka qenë doktori, Altin Veshti i cili ka bërë me dije se kjo ndërhyrje e vështirë kirurgjikale, ka përfunduar me sukses falë ndihmës së kolegëve të tij.

Ndërkohë, ai nuk ka nguruar t’i falenderojë këta të fundit, për asistimin e bërë gjatë këtij operacioni, i cili sipas mjekut është një dedikim për profesorin e ndjerë, që e mësoi të kryente ndërhyrje të komplikuara në zemër.

“Nje dedikim per Profesorin tim Aldo Castañeda (Boston children’s Hospital, UNICAR) i cili vdiq nje muaj me pare, pionier i Kardiokirurgjise nga i cili mesova te operoj Traspozicionin e Arterieve te medha. Nderhyrja me e komplikuar ne zemer.

Nje BRAVO e madhe per trajtimin e Traspozicionit te Eneve te Medha te Zemres me difekt interventrikolar dhe difekt interatrial ne Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë  si ne qendrat e medha terziare ne bote,  EKIPIT TE MATERNITETIT Suogj Mbreteresha Geraldine , ekipit te Kardiokirurgjise dhe Pediatrise. Per here te pare ne  kryhet procedura hemodinamike e RASHKIND ne nje femije 3 ditesh nga mjeket Dr Saimir Kuçi  Dr. Alfred Ibrahimi  Dr. Aurel F. Demiraj Dr. Albert Koja duke stabilizuar bebin dhe duke rritur oksigjenin ne gjak nga 60 ne 80 % dhe per ta operuar ne moshen 9 DITESH nga Prof. Altin Veshti dhe Prof. Arben Baboci anestezistet Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi.  Kjo eshte nje enderr e sjelle nga Padova, Guatemala, Boston e bere realitet ne Shqiperi. Deshira e mire, besimi dhe profesionalizmi i gjithe kolegeve e beri te mundur. Flm”, shkruan Veshti.

Zjarr Tv Ad