Kryesia e Partisë Demokratike propozon që Kuvendi Kombëtar i PD të mblidhet më datë 17 korrik.
Mësohet se në mbledhjen e sotme, në Kryesinë e kësaj force politike do të diskutohet dhe analizohet ajo PD e quan ‘masakër zgjedhore’, përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjithashtu Kuvendi Kombëtar i PD do të shohë mundësitë për ndryshime në statut.
Propozimi nga Kryesia e PD vendosi:
Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.
2-Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
3-Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.