Manastirliu: Presim 100 mijë doza “Coronavac”, do të fillojmë vaksinimin e grupmoshës mbi 50-vjeç

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme ndodhet në Golem aty ku dhe po inspekton nga afër punimin në qendrat shëndetësore.

Manastirliu ka bërë me dije se pritet që gjatë ditëve në vijim në vendin tonë të mbërrijnë 100 mijë doza të vaksinës Coronavac, ndërsa ditën e hënë priten 11700 doza të vaksinës Pfizer.

Me mbërritjen e këtyre dozave, ministrja tha se do të zgjerohet edhe fasha e vaksinimit, duke filluar me grupmoshat mbi 50-vjeç.

Teksa, shtoi se një ndër prioritet kryesore do të jenë edhe ata persona të cilët kanë sëmundje kronike.

“Që prej datës 15 qershor kemi hapur 29 qendra shëndetëosre nga Thethi në Ksamil, në ato pika ku ka një numër të madh pushuesish . Në të gjitha qendrat shëndetësorte  përveç shërbimeve të tjera kemi shtuar edhe testin e shpejtë, një shërbim i icili do të garantojë kapjen në kohë të rasteve me Covid. Ne jemi duke punuar fort që përgjatë gjithë sezonit veror të kemi një vëmendje të posaçme tek vaksinimi. Presim që brenda dy ditëve të ardhshme të kemi sërish një lëvrim të kontratave të lidhura. Do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac të cilat pritet të mbërijnë në ditët e ardhshme, ndërkohë që 11.700 vaksina të Pfizer pritet të mbërijnë ditën e hënë. Me këtë mbërritje të vaksinave do të mundet të zgjerojmë fashën e vaksinimit, pra sipas grupmoshave dhe sipas kalendarit duek e ulur në 50 vjeç.Sigurisht duke i siguruar të gjithë atyre që kanë sëmundje kronike një vaksinim të shpejtë”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad