Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka përgëzuar vendimin e Këshillit Europian për të përfshirë Shqipërinë në vendet, të cilave u rekomandohet t’u hiqen kufizimet e udhëtimit.
Në një reagim në Facebook, Xhaçka shprehet se tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt BE me të njëjtat rregulla që vlejnë edhe për qytetarët e Bashkimit Evropian.
“Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE. Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti. Në linkun e mëposhtëm, gjeni rekomandimin e sapopublikuar të Këshillit”, shkruan Xhaçka në Facebook.