Ndërprerja e kontratave për 1 mijë mjekët specializantë të punësuar gjatë pandemisë, reagon Vasili: Vendim arrogant dhe arbitrar, kush kupton fare pak nga mjekësia e di se…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë ku lajmërohej se do të ndërpritej kontrata për 1 mijë mjekë specializantë të cilët ishin punësuar gjatë pandemisë, ka ardhur edhe reagimi nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetin e tij social ‘facebook’, Vasili ka shkruar se ky ishte një vendim arrogant dhe arbitrar, pasi ngarkesa e tyre gjatë pandemisë ka qenë mjaft e madhe, gjithashtu edhe roli i tyre ka qenë i pazëvendësueshëm gjatë pandemisë.

Postimi i Plotë nga Petrit Vasili

Qindra mjekeve specializante rilindja u nderpret Kontraten e Punes!

Nje Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u nderpret mjekeve specializante kontraten e punes.

Kush kupton fare pak mjeksi dhe njeh realitetin e perditshem te spitaleve tona dhe e di shume mire ngarkesen dhe rolin e mjekeve specializante.

Pretendimi i Ministrise se Shendetesise se keta duhet marrin miratimin paraprak te saj eshte i trashe dhe pa kuptim.

Çdo lek qe kane marre deri tani specializantet eshte miratuar nga Ministria se Drejtorite Rajonale nuk i kane paguar nga xhepi i tyre.

Dokumentet e meposhtme tregojne gjithshka.

Zjarr Tv Ad