Krahu i djathtë i Blinken vjen në Tiranë, zbulohet kë do takojë…

0
402
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Europën, Philip T. Reeker, do të shkojë në Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës në Tiranë, më 30 Qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë, do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë, për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 Korrik, zoti Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë Rajonin.

Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë, për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë periudhës 22-29 Qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë, do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas. /VOA

Zjarr Tv Ad