Mbrëmjen e djeshme, gjatë një interviste televizive, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka folur më shumë për jetën e saj private, ku përmendi edhe debatet që bëjnë me Kryeministrin. Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj nuk është një debatues i lehtë, por e njëjta gjë vlen edhe për veten e saj.
Ajo ka treguar edhe një “sekret” të kryeministrit, pasi tha se edhe pse nuk duket, Rama reflekton. Përsa i përket shprehjes së kryeministrit se Linda është “opozita e tij e pamëshirshme”, ajo tha se është vërtetë një opozitë e vështirë, ndaj edhe kryeministri nuk fiton gjithmonë me atë.
Deklarata e Lindës:
“Edi nuk është një debatues i lehtë, është shumë i vështirë. Ai e ka të lindur edhe pasionin për debatin dhe këmbënguljen për t’i qëndruar bindjeve të tij. Kjo pjesa e ruajtjes së etikës, është shumë e rëndësishme në debatet tona. Fraza “po përpiqesh të dalë e jotja” nuk vlen te ne. Edhe unë jam shumë këmbëngulëse. Unë rezistoj në emër të argumenteve të mia dhe nuk heq dorë kollaj nga një qëndrim i imi.
Edi ka shumë informacion, por mua më mungon kjo. Edi duket sikur nuk reflekton, dhe unë jam mësuar që mos ta pres menjëherë reflektimin. Reflektimin e tij mund ta shohësh të nesërmen, pas një jave apo pas një muaji, por ai reflekton. Unë jam një opozitë jo e bezdisshme, por e vështirë. Nuk jam e pamëshirshme siç e ka thënë Edi. Ai nuk fiton gjithmonë me mua”, tha Linda Rama.