Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kampionati europian i futbollit, është një nga eventet që duket se po i kthen njerëzit në jetën normale, atë të para Covidit, ku edhe pse autoritetet në shumë vende të botës apelojnë për kujdes.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, qindra të rinj kanë festuar mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej, teksa shihnin ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë, e cila përfundoi në barazim pa gola.
Shumë prej të rinjve, kryesisht mbështetës të britanikëve, shihen teksa ngjiten mbi karrige dhe tavolina, ndërsa padyshim për ”nxehmje” mund të ketë konsumuar pak alkool.
Me barazimin e djeshëm skuadra e tre luanëve është më pranë kualifikimit, edhe pse gjendet në vendin e dytë të grupin që kryesohet nga Çekia, me 4 pikë.