50 punime të artistit Myftar Cubi në Galerinë e Arteve në Shkodër. Portrete të personaliteteve shqiptare të hedhura në mozaik. Këtë mënyrë zgjodhi artisti nga Malësia e Madhe Myftar Cubi për të ardhur te publiku shkodran.
Janë rreth 50 punime ndërsa disa prej tyre përcjellin edhe eros. Gjithcka e sjellë përmes punimit të gurëve të zallit, një zhanër pak i praktikuar nga artistët e sotëm.
“Ky lloj mozaiku ka qenë gjetje për mua dhe nuk besoj se do t’i ndahem sa të kem frymë. E kam dashururar dhe besoj se jam i vetëm në këtë zhanër. Mozaikun e kam në shpirt që shumë herët, që në vitin e parë të shkollës së mesme në Liceun Artistik ku kam bërë praktikën në artistiken “Migjeni” me punimet me kashtë“, tha artisti.
Ekspozita u hap në galerinë e arteve në Shkodër dhe u prit mirë nga artdashësit. Myftar Cubi është shpallur Nderi i Qarkut të Shkodrës dhe Nderi i Malësisë së Madhe në vitin 2018.