Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka sulmuar ish-Kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të DASH për ta shpallur non-grata për korrupsion.
Duke folur nga Pojani, Petro Koçi u shpreh se Gramoz Ruçi dha një shembull se si duhet të ikësh nga politika, ndërsa në PD ky shembull mungon sipas Koçit.
Ai përmendi vendimin e DASH për Berishën, duke u shprehur se Sali Berisha do më shumë interesat e veta sesa partinë e tij, prandaj dhe nuk largohet.
“Largimi i Gramoz Rucit eshte zgjedhje personale. Ruci eshte nje koleg dhe shok i pazevendesueshem. Me kete vendim tregoi simbolin e burrerise dhe pjekurise politike. Jane te rralle burrat qe kane vendosur te lene karrieren kur kane qene ne lartesine profesionale. Besoj se do ta ndjejme per nje kohe te gjate mungesen e Rucit. Kjo pervoje do te na sherbej shume vecanerisht te rinjve. Gjithe pervoja e tij eshte nje vlere e madhe vecanerisht per te rinjte qe vijne ne radhet e politikes. Jam koleg i vjeter i tij dhe u emoncionova kur degjova vendimin per tu larguar nga politika aktive. Gramozi ka shfaqur aftesi e per te qene kons nsual sodomos tek socialistet dhe ka qene nje i nstitucion per bashkimin per radhet e ps dhe nje nga keshilltaret me te mire qe ka pas edi rama
Pervoja e tij flet shume. Kemi te bejme me nje shembull qe fatkeqesisht mungon. Mungon ne pd nje rast i tille, sidomos kur flasim per nje figure sic eshte sali berisha i cili sapo eshte shpallur ne perberjen e nje liste te zeze ne shba dhe ngaqe do me shume interesat e veta dhe nuk do as partine e vete nuk do as veten e tij. Po te largohej nga pd do oshte nje barre me pak per pd. Duket qe interesat personale jane me te forta sesa interesat publike, qofte edhe te partise se vete qe ka drejtuar per shume vjet. Kemi te bejme me dy modele e dy kultura qe ne momentin qe flasim japin edhe mesazhin se sa i lidhur me eshte njeri apo tjetri me krimin ne politike,” tha Koci.