I armatosur dhe duke pirë drogë, kush është algjeriani që ngacmon dhe kërcënon njerëzit në Tiranë

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para pak çastesh JOQ ALBANIA publikoi një video-denoncim të një algjeriani që jeton në vendin tonë dhe ngacmon njerëzit në rrugë. Ishte një qytetar ai që denoncoi rastin e algjerianit, i cili duket se është kthyer në një problem për të gjithë pasi ngacmon papritur njerëzit në rrugë.

Me një kërkim të thjeshtë në rrjetet sociale mund ta zbuloni se bëhet fjalë për shtetasin Hamza Marina që jeton në Tiranë dhe që çdo ditë poston foto e video me njerëzit që takon në rrugë dhe jo vetëm.

Algjeriani Hamza në profilin e tij në Instagram publikon foto dhe video nga më të çuditshmet dhe aspak normale. Në profilin e tij mund të gjeni foto dhe video ku Hamza mban armë, konsumon lëndë narkotike madje ka edhe video ku hap dyert e banesave me forcë.

Ende nuk dihet se me çfarë pune merret saktësisht ky shtetas në Shqipëri, por shpresojmë që policia të reagojë para se të jetë tepër vonë. Kujtojmë se edhe më parë kemi denoncuar raste të shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri si emigrantë, por që janë kthyer në rrezik e problem për qytetarët.

 

Zjarr Tv Ad