Nuk besojnë te gruaja që i lindi dhe te ajo që do i bëjë baba/ Bes Kallaku thirrje shqiptarëve: Mos helmoni shpirtrat…

0
347
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Editoriali i ditës së djeshme i moderatorit të “Kosheres” Bes Kallaku, lidhet me mosbesimin që ka populli shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Besi ka dhënë shembuj të ndryshëm, sesi shqiptarët nuk besojnë tek gjërat bazike, por ecin me besytnitë.

Sipas Kallakut, shqiptarët nuk kanë besim as te gruaja që i ka sjellë në jetë dhe as tek ajo që do t’i bëjë baba një ditë.

Ne shqiptarët më tepër besojmë në ëndrra sesa në realitet. Ne shqiptarët jemi të vetmit që më shumë besojmë te filxhani sesa në shkencë. Ne shqiptarët jemi të vetmit që besojmë se po ja çove mesazh 10 vetave do jesh i suksesshëm dhe nuk besojmë që po punove fort do të vijë suksesi.

Ne shqiptarët besojmë që vetëm kur na dhëmb gjuri dhe brryli do të bjeri shi sesa te parashikimi i motit. Ne nuk besojmë as te bank-komadi. I keni vënë re shqiptarët se sa marrin lekët nga bank-komadi, as dy hapa fillojnë numërojnë 10, 20,30. Mendojnë që na futin edhe te bank-komadi. Ne vazhdojmë të besojmë në këtë klas politike nga 30 vjet, edhe pse të huajt na thonë që kjo është klasa më e korruptuar. Jo, jo, kujt doni me na e fut juve, ne nuk besojmë.

Ne nuk besojmë te gruaja, te ajo që na lindi, te ajo që na rriti. Ne nuk besojmë te ajo që do martohemi dhe do na bëjë baba. Nuk besojmë te ajo që kur ne do të vdesim, ajo do të vishet me të zeza për nder të atij që nuk besoj kurrë në të. Mosbesimi thjesht helmon shpirtrat tanë dhe më tepër sesa në gjithçka ne duhet të besojmë në Zot”, është shprehur Kallaku.

 

Zjarr Tv Ad