Katër të rinj janë proceduar penalisht nga Policia në Lezhë, pasi janë zënë me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Këta shtetas, dy vëllezër nga Kosova dhe dy vëllezër nga Shëngjini, janë kanë qëlluar me sende të forta drejt njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë përfunduar në spital.
Referuar njoftimit të Policisë, dy vëllezërit nga Kosova Çlirim dhe Qerim Zeneli, janë zënë me dy vëllezërit nga Shëngjini Amarildo dhe Adriano Jushi.
“Specialistët për Kirmet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23-vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër),banues në Kosovë, A.J., 24-vjeç dhe A.J., 24 -vjeç (vëllezër), banues në Shengjin.
Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një zënke për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.