Jemi bashkë dhe të lumtur/ Armina Mevlani u jep fund zërave për ndarjen nga Shkëlzeni…

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas super festës së organizuar për ditëlindje, u tha se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, janë ndarë. Mediat dhe ndjekësit dolën në këtë përfundim, pasi ky i fundit nuk i bëri asnjë urim publik partneres, siç ka bërë çdo vit dhe për më tepër Armina, nuk tregoi nëse ai i kishte bërë apo jo ndonjë dhuratë.

Mirëpo, më vonë Armina i hodhi poshtë të gjitha këto dyshime, pasi zbuloi dhuratat që kishte marrë për ditëlindje dhe një prej tyre ishte e Shkëlzenit.

Së fundmi, blogerja ka vendosur që ta konfirmojë me gojën e saj, që lajmet të cilat po qarkullojnë kohëve të fundit lart e poshtë nuk janë të vërteta, madje ajo dhe Shkëlzeni janë shumë të lumtur.

“Jeni ndarë më Shkëlzenin sepse kështu aludohet në media?”, e ka pyetur ndjekësi/ja.

“Fake news, jemi bashkë dhe jemi të lumtur”, ka shkruar Armina krahas fotos me dashurinë e saj.

 

Zjarr Tv Ad