Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë, është shënuar në një qendër për kujdesin e kafshëve në Vlorë, ku janë helmuar dhe kanë ngordhur 8 qen.
Bëhet me dije se 8 qen janë helmuar, teksa mësohet se në shesh është gjetur mish i grirë.
Ka qenë aktivistja Entela Guberaj, e cila ka publikuar pamjet e rënda, ku shihen qentë e ngordhur. Ajo në videot që ka publikuar dëgjohet duke qarë, teksa në postimin e saj shkruan se qentë do niseshin për në Itali, pasi do adoptoheshin nga familje italiane.