Shpëtim Idrizi pranon se do të futet në Parlament…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU, konfirmon se në Shtator ai do të jetë në Parlamentin e ri. I pari zë nga opozita që artikulon qartë se ata do të jenë në legjislaturën e re që fillon punë në Shtator, e dalë nga Zgjedhjet e 25 Prillit.

Aleati i Lulzim Bashës, e ka pohuar këtë fakt sot, teksa zhvillohej një aktivitet për javën çame.

“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” u shpreh Idrizi për mediat.

Ndërkohë, nga opozita nuk ka pasuri deri tani, veç Shpëtim Idrizit, zëra të tjerë që të konfirmonin futjen në Kuvend në Shtator.

Zjarr Tv Ad