Mbyllet gjykimi për dosjen 339 në gjykatën e Durrësit.
Janë dënuar me burg 21 komisionerët e Shijakut për akuzat e krimeve zgjedhore të ngritura nga prokuroria për zgjedhjet e vitit 2017.
Prokuroria e drejtuar nga Afrim Shehu kërkoi dënim me burg dhe gjykata vendosi t’i shpallë fajtorë për akuzat lidhur me krimet zgjedhore.
Ndërkohë, disa prej të pandehurve kanë pranuar fajin dhe kanë përfituar ulje me 1/3 e dënimit.
EMRAT:
Shpëtim Marku, denohët 2,6 vjet ulet ne 1.8 vjet
Redi Hysa, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite
Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbeten 1.8
Orkida Lala, 1.6 vite, mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.
Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8
Qemal Domi dënohët me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht
Qemal Domi, dënohët me 1.6 vite, i mbetet 1 vit
Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet
Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie iu mbeten 2 vjet denim nga gjykimi i shkurtuar.
21 komisionerët e përfshirë të partive kryesore dhe më të vogla, PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie.14 prej tyre janë nga opozita (PD, LSI, PR) dhe 7 nga PS.
11 nga komisionarët janë në burg, 8 janë në arrest shtëpie dhe 3 po hetohen në masën detyrim paraqitje. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri.
Sipas SPAK, që udhëhoqi hetimet ne vitin 2020, në qendrën e votimit në Shetel, ata kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë.
Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve.
I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 shtetas që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, edhe ata jashtë vendit tonë ditën e zgjedhjeve..