Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar dekretin e Presidentin Meta për kthimin e ligjit që ul rentën minerare për kompanitë që punojnë në sektorin minerar.
Ligji i miratuar nga Kuvendi ofron lehtësi për kompanitë përsa i takon rentës minerare. Ky ligj u miratua për të lehtësuar goditjen që këto kompani morën nga pandemia. Presidenti Meta kërkoi që ky ligj të shqyrtohej nga parlamenti i ri, pasi e konsideronte favorizues të industrive të veçanta.
Gjithashtu Komisioni miratoi edhe marrëveshjen me Fondin Saudit për të marrë 30 milionë dollarë hua, që do të përdoren për zgjatimin e Lungomares në rrugën Vlorë-Orikum. Edhe për këtë kredi Presidenti Meta refuzoi të jepte autorizim për disbursim me procedurë të përshpejtuar.