Shqipëria u votua si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 10 ditë më parë, ndërkohë që tani po punohet për të krijuar një ekip që do të përfaqësojë Shquipërinë në këtë institucion të rëndësishëm.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e “ekipit të ëndrrave”.
“Vetëm pak javë më parë MEPJ hapi thirrjen për ekipin e ëndrrave që do përfaqësojë Shqipërinë gjatë mandatit 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ka pasur me dhjetëra aplikime, shqiptarë nga e gjithë bota që kanë kërkuar t’I bashkohen ekipit tonë. Ka pasur kërkesa për ta shtyrë afatin. Mandatin në Këshillin e Sigurimit i jep Shqipërisë të drejtën të ulet në forumin më të lartë vendimmarrës global.
Të kontribuojë përmes ideve. Vështirë se mund të ketë pasur tregues më të qartë të respektit që gëzon sot Shqipëria, se sa votëbesimi që mori. Kjo na vë para përgjegjësisë. Ne duhet ta shfryëzojmë këtë mundësi të artë për të konsoliduar imazhin e Shqipërisë si një aktor serioz. Kemi nevojë për talente e ekspertizë shumë specifike në ekipin tonë. Kemi nevojë për më të mirët, më të mirëarsimuarit, për ata me më shumë përvojë.
Nëse jeni diplomuar në:
– marrëdhënie ndërkombëtare apo shkenca politike dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune;
– drejtësi, dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune në të drejtë ndërkombëtare;
– studime mjedisore, me fokus të veçantë tek ndryshimet klimatike, sfidat e ujit dhe konflikteve;
– keni studiuar apo keni eksperiencë në funksionimin e OKB apo metodat e punës së Këshillit të Sigurimit”, tha ministrja.