Java Çame/ Përlotet Genc Sejko: Hektor Sejko u largua pa marrë vesh se ku janë varret e të parëve të tij…

0
495
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të 77-të vjetorit të Genocidit Grek ndaj shqipëtarëve të Çamërisë, Shoqata Patriotike Çamëria dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet organizuan ditën e djeshme, aktivitetin e rradhës të zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar, kushtuar ish-kryetarit të Shoqatës Çamëria, Hektor Sejko dhe historianit Ibrahim Hoxha.

Gjatë këtij aktiviteti, Genc Sejko, i biri i të ndjerit Hektor Sejko, u shpreh i emocionuar duke thënë se Hektori, u largua pa marrë vesh se ku janë varret e të parëve të tij.

Gjithashtu, ai u shpreh se Hektor Sejko ishte shumë krenar dhe gjithmon krenohej, për faktin që ishte kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”.

“Hektor Sejko fliste më shumë emocione për të parët e tij. Nuk me trishton vetëm fakti që ai është ndarë nga jeta, por më trishton edhe më shumë fakti se ai u largua nga jeta pa marrë vesh se ku janë varret e të parëve të tij. Jetojmë akona në një kohë që fshihen krimet e komunizmit, refuzohet të kërkohet falje, ku justifikohen me faktin që ishin ligjet e asaj kohe. Hektori nuk la amanet, Taho Sejko nuk la amanet por jeta e tyre është amaneti që kemi. Ne jetojmë ashtu siç kanë jetuar ata, përsa kohë ne jetojmë t’i kujtojmë dhe të insistojmë të dim të vërtetën që ka ndodhur me familjen tonë dhe krahinën tonë”,- u shpreh Genc Sejko.

Zjarr Tv Ad