Fitoi mandatin e deputetit në Fier, Petro Koçi largohet nga Ministria e Mbrojtjes: Ka qenë nder, i jam përgjigjur me përkushtim!

0
380
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Petro Koçi, njofton largimin nga posti i zv.ministrit të Mbrojtjes, pasi do të marrë pjesë në politikën aktive. Në zgjedhjet e 25 prillit ai kandidonte për deputet në Fier dhe është mes 9 kandidatëve që kanë fituar madnatin.

Futja në Kuvend si deputet, ka bërë që Koçi të tërhiqet nga posti që mbajti për 6 vite në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Per gjashte vjet e gjysem ne Ministrine e Mbrojtjes.  Ketij nderi te larte jam perpjekur ti pergjigjem me perkushtim te ndershem e te palodhshem. Uroj tja kem dale mbane!

Mirenjohje te ndjere Kryeministrit, Qeverise, 3 ministrave te Mbrojtjes dhe sidomos personelit me dhe pa uniforme ne MM dhe FA,  3 Shefave te Shtabit te Pergjithshem, Komandanteve te strukures ushtarake dhe cdo bashkepunetori ne kete udhetim nderi per mua.

Cdo shqiptar po ta pyesesh nese e do atdheun dhe flamurin kuqezi do te pergjigjet po. Ketu ne MM dhe FA cdo cast pergjigjemi po, sepse pyetjen na i ben detyra”, shkruan Koçi duke njoftuar largimin nga posti.

Zjarr Tv Ad