Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Kurti mendon se bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleksandër Vuçiç në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat serbe ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mendon se bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet.

Ai përsëriti se është e rëndësishme që dy vendet të bisedojnë, por që ata nuk duan një kompromis në Prishtinë.

Kur u pyet për deklaratën e Kurtit për “Monde” franceze se ai ende e konsideron Kosovën një territor që Serbia duhet ta kthejë një ditë, Vuçiç tha se ai e kuptoi nga deklaratat e tilla që Kurti nuk e kuptonte plotësisht realitetin.

“E kuptoj dhe kjo është arsyeja pse nuk them që gjërat janë ideale, të mrekullueshme për ne. Kam frikë se ai nuk e kupton që gjërat nuk janë të shkëlqyera as për ta. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të arrihet një kompromis, por ai nuk e dëshiron atë. Ai mendon se bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet, ” tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç shtoi se do të jetë shumë e vështirë të flasësh së të bësh diçka, për sa kohë që pala tjetër mban një qëndrim të tillë.

“Por është e rëndësishme që ne të tregojmë seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim, kjo është e rëndësishme,” shtoi ai.

Zjarr Tv Ad