Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli kanë publikuar të dy pamje të punimeve që po bëhen në Vlorë.
Por në fakt kryeministri Rama e vizitoi qytetin që prej ditës së djeshme, ndërsa pamjet zgjodhi t’i transmetonte gjatë ditës së sotme.
Si kundërpërgjigjie, Dritan Leli ka publikuar gjithashtu foto të inspektimit të punimeve, veçse ai ndodhej në periferi të qarkut të Vlorës, ndërsa Rama në qendër.
Duket se është një lloj ‘gare’ për të parë se cili po bën më shumë punë për qytetin, që prej momentit që mes tyre ka pasur përplasje të vazhdueshme.
Ndërkohë gjatë inspektimit, Rama nuk bëri asnjë koment lidhur me përplasjet që ka pasur me Lelin, u kujdes që çdo pjesë e diskutimit si me Gjiknurin ashtu edhe me specialistët të mos lidhej kurrsesi me kryebashkiakun e Vlorës.
Kujtojmë se prej kohës vijojnë konfliktet mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, konflikte të cilat kanë nisur përpara fushatës elektorale.