Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sot në teatrin “Petro Marko” në Vlorë po mblidhet Partia Socialiste, ku pritet që të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama.
Në këtë mbledhje pjesë e debateve do të jetë kryebashkiaku Dritan Leli, i cili vetë nuk do të jetë i pranishëm.
Mbledhja do të thotë edhe një “gjyq” për Dritan Lelin, i cili tashmë është i padëshiruar në PS, pasi ka kundër të gjithë deputetët e qarkut por edhe Këshillin Bashkiak. Pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve ndaj Lelit, por gjasat janë që kryebashkiaku dhe mazhoranca të ndajnë rrugët me njëri tjetrin.
Sakaq, bëhet me dije se pjesë e kësaj mbledhjeje do të jenë edhe qytetarë të ndryshëm.