Përse po ndodhin kaq shumë aksidente dhe vrasje në vend?

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj: Kanë ndodhur dy fenomene të tjera, policia ka hequr fokusin nga krimi, nga ana tjetër qytetarët mendojnë se kjo polici nuk po ndjjek më detyrat e tyre.

Në momentin kur qytetarët shohin se po punohet në mënyrë që ata të largohen nga vendi atëherë bie rendi.

Rendi në thelb është frika që ruan rregullin. Në momentin që ti ke vetëm një dordolec me kapele ti e kupton që ai është kot. Do të kujtoj vitin 97 ku policia humbi rolin e saj. Janë dashur shumë veprime nga ndërkombëtarët që qytetarët të kishin sërish besim tek policia.

Jemi në një muaj ku vërtetuar se nuk kemi polici shteti, e kanë shkatërruar duke e mbushur me militantë. Ju e patë shkollimin e policit që vrau Klodian Rashën, sa vite kishte bërë vetëm në gjimnaz. Policë të tillë kemi sot në qarkullim.

Zjarr Tv Ad