Petrit Vasili sulmon Ramën: Shqipëria s’ka kryeministër por vetëm një sadist shëtitës, nuk e shqetësojnë jetët e humbura në Vlorë dhe Velipojë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi shprehet se ky i fundit nuk shqetësohet për viktimat e ditëve të fundit në aksidentin në Vlorë dhe përplasjen me armë në Velipojë.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka kryeministër, por një sadist shëtitës që ka vetëm një paranojë, të hakmerret ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit.

“Shqiperia s’ka kryeminister, ka vetem nje nje sadist shetites.

Edi Rama nuk foli asnje fjale per kater te vrare ne Velipoje dhe mban fjalim per Afrim Qendron ne mes te Vlores!

Ndonese u vrane 4 qytetare ne Velipoje sepse qeveria e ketij sadisti nuk funksionon, Edi Rama nuk thote asnje fjale per 4 viktima ne Velipoje.

Ky nuk thote asnje fjale as per aksidentin e Vlores ku u shua nje familje!

Ky sadist hakmarres ka vetem nje paranoje te hakmerret ndaj Kryetarit te Bashkise Vlores Dritan Leli se nuk ju bind qe te permbushte hajdutlleqeve dhe poshtersive te ketij.

Jetet e humbura nuk perbejne asnje shqetesim per Edi Ramen as si kryeminister as si njeri.

Shqiperia s’ka kryeminister ka thjesht nje sadist shetites”, shkruan Petrit Vasili.

Zjarr Tv Ad