Bashkia nuk më gjeti punë/ 58-vjeçari në Kuçovë, hipën në majë të pusit të naftës dhe thotë se do hidhet…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Kuçovë, ku një 58-vjeçar ka tentuar se do të hidhet nga një platformë metalike të pusit të naftës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 ku shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka tentuar të hidhet nga një lartësi, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.

Mësohet se vite më parë të njëjtin veprim, e ka ndërmarrë edhe bashkëshortja e 58-vjeçarit, për shkak të gjendjes së varfër.

Njoftimi i plotë:

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me shtetasin N.B me qëllim zbritjen e tij.

Rreth orës 11:45 kemi marrë njoftim se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me shtetasin N.B me qëllim zbritjen e tij.

Zjarr Tv Ad