Gjykata Kushtetuese rrëzoi “HERËSIN” për listat, reagon Astrit Patozi: Vendim i duhur edhe pse i vonuar, e kemi ditur që nuk do aplikohej në 25 prill

0
291
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për të shfuqizuar nenin e Kodit Zgjedhor, që parashikon ndarjen e mandateve me thyerjen e herësit.

Kushtetuesja ka pranuar sot kërkesën e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare, e Myslim  Murrizit, të cilët kanë kërkuar heqjen e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Elektoral. Kjo do të thotë se zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do të mbahen me lista 100% të hapura, nëse do të kemi po këtë Kod Zgjedhor.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili e quan një vendim të duhur, edhe pse të vonuar.

AI shprehet se e ka ditur që në fillim që kjo e drejtë nuk do aplikohej në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shton se pret që edhe PD të ëprshëndesë këtë vendim, sepse ajo para zgjedhjeve është shprehur për lista 100% të hapura.

Reagimi i Astrit Patozit:

VENDIM I DUHUR EDHE PSE I VONUAR

E përshëndesim vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e herësit të Damianit, i cili e mbyllte me dry kinez listën e deputetëve, që e kishte hapur më parë Kushtetuta.

Në pritje të zbardhjes të vendimit, për të cilin nuk besojmë të ketë të papritura, e falenderojmë trupën, që për këtë çështje nuk iu drejtua Komisionit të Venecias.

E kemi ditur që në fillim se nuk prisnim që kjo e drejtë do të aplikohej për zgjedhjet e 25 prillit, i cili do të kishte qenë shërbimi i duhur dhe në kohë për demokracinë dhe shtetin tonë të së drejtës. Por tek e fundit, në Shqipëri do të ketë prapë zgjedhje edhe pas 25 prillit. Kjo ishte e vetmja mundësi që kishim për të vlerësuar votën dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë, siç ata e hedhin, dhe ne atë e shfrytëzuam.

Pas kësaj, presim që këtë vendim ta përshëndesë edhe Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës, sepse ajo para zgjedhjeve është shprehur për lista 100 përqind të hapura.

 

Zjarr Tv Ad