Nga ndalimi i gazetarëve në Kuvend te rreziku i paketës ‘anti-shpifje’, Albana Vokshi letër ndërkombëtarëve për rrezikun e lirisë së medias

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një letre zyrtare i është drejtuar trupit diplomatik në Shqipëri, Delegacionit të BE-së, Ambasadës së SHBA, prezencës së OSBE-së, Këshillit të Evropës, Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, në lidhje me problematikat që cënojnë lirinë e medias në Shqipëri.

Në letër adresohen një sërë problematikash që po rrezikojnë seriozisht lirinë e medias në Shqipëri si ndalimi i gazetarëve të akredituar në Kuvend për të marrë pjesë në Komisionet Parlamentare dhe censurimi i tyre, rreziku nga miratimi i paketës “anti-shpifje”, si dhe kapja e Këshillit drejtues të RTSH dhe Bordit të AMA-s.

Letra i drejtohet gjithashtu Komisionereve Maryia Gabriel dhe Dubravka Suica, Presidentes së Forumit te Grave të PPE Doris Pack si dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që trajtojnë çështjen e medias si RSF, TI, Freeeom House etj.

Zjarr Tv Ad