Myslim Murrizi përshëndet vendimin e Kushtetueses për rrëzimin e “herësit”: Të shohim kush do jetë reagimi i Ramës dhe Bashës që nuk i duan listat e hapura

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese mori vendimin që të rrëzojë nenin e Kodit Ligjor që lidhet me “herësin” për thyerjen e listave të kandidatëve.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, i cili ishte një nga kandidatët që e kishin çuar në “Kushtetuese” këtë çështje, ka reaguar pas vendimit të dhënë, duke përshëndetur rrëzimin e herësit dhe hapjen e plotë të listave.

Ai thotë se pasi të zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese do të shohim se kush do të jetë reagimi i Edi ramës dhe Lulzim Bashës, që sipas tij nuk i duan listat e hapura.

Pershendes vendimin e Gjykates Kushtetuese per rrezimin e heresit si antikushtetues dhe hapjen e plote te listave

Demokracia e votes eshte themeli i demokracise se nje shteti

Kuvendi i perket votes se qytetareve , jo listes se kryetareve pasi te zbardhet i plote vendimi i gjykates kushtetuese do te shikojme se kush do te jete reagimi i dyshes rama-basha qe nuk duan dhe nuk kane dashur lista te hapura”, shkruan Murrizi.

 

Zjarr Tv Ad