Varianti “Delta” i afrohet Shqipërisë, Tomini: Ende nuk kemi asnjë rast të konfirmuar, por sigurisht që jemi të rrezikuar

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Varianti “Delta” i koronavirusit ka vënë në alarm të gjithë botën, pasi shifrat e infektimeve dhe viktimave janë rritur ndjeshëm në javët e fundit.

Lehtësimi i masave anti-COVID duke filluar nga dita e sotme do të rrisë rrezikun e përhapjes së COVID-it në vendin tonë, pasi orari i lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve do të jetë deri në orën 12 të natës, ndërkohë që do të lejohen edhe aktivitetet sportive dhe kulturore me pjesëmarrjen e publikut.

Zv.ministrja e Sëhdnetësisë, Eugena Tomini në një intervistë për Abc është shprehur se deri më tani në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast me variantin “Delta”, por vendi ynë është i rreikuar për shkak se ky variant ka ardhur edhe në Ballkan.

“Situata epidemiologjike është vërtet nën kontroll, por të gjitha strukturat janë në alert për të kapur në kohë raste. Deri në këto momente nuk kemi konfirmuar asnjë rast. Sigurisht që jemi të riskuar,” tha Tomini.

Ajo u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë kalendarin e vaksinimit, pasi sipas saj, vaksinat po shfaqin efikasitet edhe ndaj variantit “Delta”.

“Është shumë e rëndësishme të bëjnë kalendarin e plotë të gjithë individët që kanë aplikuar një dozë, të gjithë ata që e kanë kaluar që të mbrohemi nga variantet,” theksoi ajo.

 

Zjarr Tv Ad