Megaoperacioni i koduar “Shpirti” çoi në total arrestimin 38 personave në të paktën 4 vende, Spanjë, Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi.
Mes emrave të arrestuar si pjesë e rrjetit kriminal të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në vend, janë edhe zyrtarë të lartë si një prokuror i Vlorës, një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, dy truproja të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, si dhe drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti./Zëri jonë USA
Ky i fundit është shfaqur në një aktivitet krah kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por mbetet për t’u sqaruar lidhja mes tyre.
Kurti ka qenë i përfshirë në plagosje të trefishtë në vitin 2016 në Kavajë.
Përplasja me armë ndodhi për një vend parkimi në qendër të qytetit. Kurti plagosi me armë zjarri babë e bir, Eqrem dhe Erkid Kazazin, i cili ishte asokohe kryetar i Forumit Rinor të PD dhe një kalimtar të rastit.
Më herët, ai është akuzuar nga Partia Demokratike për kontrabandë të lëndëve narkotike, akuzë e cila u konfirmua nga ky operacion.