Tritol objektit në ndërtim të biznesmenit në Shëngjin, Gjykata e Lezhës merr vendimin për 21-vjeçarin

0
3139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Lezhës, ka vendosur masën e sigurisë për Angli Stafukën, i cili akuzohet se i vënë tritol një objekti në ndërtim, në Shëngjin, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka. Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Stafukën.

Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se i riu nga Fushë Kruja, në bashkëpunim me shtetasin Erald Pajtani (i ndaluar gjatë operacionit “Eksplozivi”, në dhjetor 2020), më datë 19.11.2020 në Shëngjin, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit Liman Gjoka një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Zjarr Tv Ad