Babai nga Tirana denoncon humbjen e djalit: Iku dje nga shtëpia dhe s’u kthye më, kemi frikë mos ka pësuar aksident (EMRI-FOTO)

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar humbjen e djalit të tij, Ronaldo Tanushi, i cili është zhdukur ditën e djeshme nga shtëpia. Babai i 12 vjeçarit, Gazmend Tanushi thotë se i biri është larguar nga shtëpia në orën 10:00 të ditës së djeshme dhe nuk është kthyer më.

Familja është e shqetësuar se mos djali ka pësuar ndonjë aksident të mundshëm. Ai bën apel që kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin e vënë në dispozicion: 0683098367

“Unë isha në punë, djali ka ikur dje nga ora 10 dhe nuk erdhi. Nuk kam mundur ta gjej dhe pastaj kam shkuar në polici. Në rajon janë vënë forcat në lëvizje. Ai lëviz me biçikletë të kuqe. Djali mban veshur një bluzë jeshile dhe tuta të shkurta të zeza, e shpaka. Është larguar edhe herë të tjera, po jo si këtë herë, ka ardhur sërish.

E kanë parë mbrëmë te Ringu dhe më kanë telefonuar dhe me kanë thënë se e kanë parë atje.  Kam merak mos ka pësuar ndonjë aksident, as nga spitali nuk kemi lajm. Bëj apel që të më ndihmojnë të gjej djalin”, u shpreh babai i 12 vjeçarit Gazmend Tanushi.

Zjarr Tv Ad