Rama publikon pamjet nga punimet e Unazës së Re: Do të punohet me 3 turne që të jetë gati në vjeshtë

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga faza e parë e betonimit të soletës së tunelit në Unazën Verilindore të Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook Rama shprehet se punimet do të vazhdojnë në tre turne që ky segment të jetë gati në vjeshtë, për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.

“Sot në mëngjes filloi faza e parë e betonimit të soletës së tunelit në Unazën Verilindore, Loti 2. Punimet do të vazhdojnë me tre turne, pa ndërprerje, që ky segment të jetë gati në vjeshtë për qarkullimin me lehtësi të automjeteve në rrugët e kryeqytetit”, shkruan Rama në pamjet që shpërndan në Facebook.

Zjarr Tv Ad