E trishtë, ndërron jetë në moshë 78-vjeçare ikona e TV italian, që ndiqej fshehtas nga shqiptarët në diktaturë

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare këngëtarja e njohur italiane, Raffaella Carra. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur koreografi i famshëm Sergio Iapino.

“Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerzillëku i saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, ishin fjalët prekëse të tij, teksa i shpreh ngushëllimet të gjithë të afërmve të saj, miqve, nipërve, mbesave dhe bashkëpunëtorëve ndër vite.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Carra ka ndërruar jetë në orën 16:20 të ditës së sotme, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.

Ajo do të mbahet mend për afrmimitetin dhe ngrohtësinë që i përcillte publikut të saj. Një grua e cila përcillte gjithnjë thjeshtësi dhe që do të mbahet mend për buzëqeshjen e saj.

E lindur në Bologna 18 qershor, 1943, Maria Raffaella Roberta Pelloni gjatë gjithë karrierës së saj ishte një showgirl, këngëtare, balerinë, aktore, autore dhe prezantuese televizive.

Suksesi i vërtetë Raffaella Carra do të jetë në vitet ’70, kur vendosi të fokusohet në karrierën si prezantuese televizive dhe këngëtare, me të cilin ajo arriti suksesin dhe reputacionin ndërkombëtar.

Shqiptarët edhe pse të izoluar nën regjimin komunist përpiqeshin në çdo mënyrë që të mund të ndiqnin shfaqjet e artistes së famshme italiane. Me televizorët bardhë e zi dhe me antenat provizore me kanaçe të ndërtuara fshehtas, shqiptarët kishin fatin të zhyteshin nën emocionet e spektakleve dhe shfaqjeve që përcillte ajo.

Zjarr Tv Ad