Gati prangat për zyrtarë të lartë! Shqipëria drejt shembullit rumun / Kryeprokurori “i hekurt” mëson SPAK për të luftuar korrupsionin: Si arrestuam ministra e kryeministra

0
666
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK dhe Byroja e Hetimit janë ngritur sipas shembullit të Kroacisë dhe Rumanisë. Në Kroaci funksionon USKOK, që është simotra e SPAK, ndërsa në Rumani ky institucion quhet DNA. Në të dyja këto vende strukturat e posaçme kanë dërguar pas hekurave me qindra zyrtarë të lartë, nga ish-kryeministra te deputetë e ministra.

Kryeprokurori i DNA rumune, Krin Bologa ishte i pranishëm sot në Tiranë për të mësuar kolegët shqiptarë të SPAK se si luftohet korrupsioni në nivelet e larta zyrtare.

Pjesë nga takimi

Bologa: Nder rezultatet e tjera, drejtoria kombetare antikorrupsion paditi dy kryeministra, mbi 20 ministra  mbi 80 parlamentare, mbi 100 magjistrate, shume me teper  kryetare bashkish  ose kryetare te këshillave te qarkut. Vetem ne pjesen e pare te 2021 kemi derguar ne gjykate nje ish-kryeminister, nje ish-president te dhomes se deputeteve, dy deputete dhe kemi paditur tre ish ministra, te gjithe per veprime te kryera gjate ushtrimit te detyres.

Por a do ti ndjekë këto gjurmë të DNA , SPAK-u shqiptar?

Zjarr Tv Ad