E trishtë/ Ndahet nga jeta poeti Petrit Ruka…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shuar në moshën 67-vjeçare, poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij.

Mëngjesin e sotëm, poeti ka mbyllur sytë përgjithmonë, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e torturonte prej kohësh.

Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë- Letërsi Shqipe, ndërsa studimet pasuniversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985-1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976-1984.

Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986-1996.

Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000. Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000-2005.

Zjarr Tv Ad