Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një djalë i ri 20-vjeç, ka ndërruar jetë në Durrës, në vendin e tij të punës. Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar gomën e një kamioni, e cila më pas ka shpërthyer duke e plagosur. Për pasojë, 20-vjeçari ka ndërruar jetë.
“Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20-vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.