FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Bashkinë e Lushnjes, arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe…

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paraditen e sotme, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka finalizuar një operacion masiv në zyrën e ndërmarrjes së pasurive në Bashkinë e Lushnjes. FNSH dhe RENEA, kanë arrestuar 10 persona mes tyre edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.

Burime bëjnë me dije për ABC, se Fatos Tushe dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi të paligjshme për subjekte dhe individë të caktuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryebashkiak i Lushnjes.

Aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe nuk bëhen të ditura më shumë detaje. Ndërkohë pritet njoftimi i SPAK në lidhje me urdhër arrestet e firmosura, për nëpunës publik deri te kreu i Bashkisë Fatos Tushe.

Zjarr Tv Ad