Ylli Manjani: Si duhet t’i lexojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka për objekt izolimin e gangsterëve…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani:

Edhe njëherë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka për mision të disiplinojnë marrëdhënien ndërmjet politikatëve të përgjegjshëm me shoqërinë ku jetojnë dhe, jo të izolojnë gangsterët. Këto të fundit izolohen nga gjykata penale.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kur i lexojnë e interpretojnë gangsterët politikë, janë pa vlerë për fat të keq. Zakonisht gangsterët thonë “gjykata foli, por ne vazhdojmë punën”; “ne na voton shumica, jo gjykata”; “kështu ka ndodhur edhe në filan vend e me fistek politikan”; “për këtë bëhen dhe filma“; “ne jemi të vendosur në rrugën tonë…”; “ata që protestojnë e denoncojnë janë budallenj”…etj fjali si këto. Këto janë fjalët e gangsterëve politikë. Dhe këtu gjykata Kushtetue s’ka ç’bën. Gjykata nuk është as komisariat policie, as zyrë përmbarimi, as KQZ, as KKT e aq më pak është ndërmarrje ndërtim shembjesh.

Nga ana tjetër, politikani i përgjegjshëm do duhet t’i lexonte pak a shumë kështu vendimet e gjykatës: Për ligjin e zgjedhjeve. Gjykata na dha një mundësi për të kryer një reformë të thellë e të vërtetë të sistemit përfaqësues politike në vend. Ndaj duhet të fillojmë nga puna konsensualisht për një gjë të tillë. Për Teatrin. Gjykata na ndihmoi të ndërtojmë një marrëdhënie të re me shoqërinë e cila ka ndjeshmëri të vogla. Ndaj le të fillojmë punën për të rikthyer Teatrin në projektin origjinal si pjesë të trashëgimisë kombëtare.

Për dekretet e Presidentit. Gjykata na dha një dimension të ri në çështjen e zëvendësimit të ministrave. Marrëdhëniet me Presidentin nuk janë një copë letër me firmë, por mbi të gjitha komunikim institucional. Për Policinë. Vendimi i gjykatës është një sinjal i fortë për të vendosur njëherë e mirë që shërbimet policore janë e duhet të jenë nën varësinë profesionale dhe mbikqyrjen ligjore të organeve të drejtësisë. Ky duhet të ishte leximi i përgjegjshëm i vendimeve.

Dallim i madh me gangsterët, apo jo?

 

Zjarr Tv Ad