Arrestimet nga SPAK/ Yuri Kim: Askush s’është mbi ligjin, nëse jeni të përfshirë në korrupsion, është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg…

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me arrestimet që ka bërë SPAK, ditën e sotme në Lushnje, ku mes të arrestuarve është edhe kryebashkiaku Fatos Tushe.

Me anë të në postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se; askush nuk është mbi ligjin. Gjithashtu, ajo shkruan “nëse jeni të përfshirë në korrupsion është koha për të shqyrtuar nëse ia vlen të shkosh në burg”.

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin,” shkruan Kim në postimin e saj.

Zjarr Tv Ad