SPAK zbardh Vendimin: Fatos Tushe akuzohet për Shpërdorim detyre, në pranga dhe vartësit e tij/ Emrat…

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria Speciale SPAK, akuzon kryetarin e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, shkruan newsbomb.al. Gjithashhtu, në pranga janë dhe disa vartës të tij, drejtues të ndërmarrjeve në varësi të Bashkisë së Lushnjes.

Për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, në pranga janë dhe dy biznesmenët Ibrahim Lajmi i “Loti SHPK” dhe Bujar Murati i kompanisë “Euro alb shpk”. 7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun Tushe janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërkohë që 4 të tjerë, punonjës së zyrës së pasurive publike, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në masën e sigurisë “Arrest në burg”

Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”

Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”

Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Akuzat e SPAK për të arrestuarit e sotëm dhe dokumenti i Prokurorisë Speciale

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal; Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal;

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal; Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve “kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal; Gazmend Çela” zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 06.07.2021 ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.50 datë 05.07.2021.

 

Zjarr Tv Ad