Edi Rama sot lau duart me Fatos Tushen, por ja si bënin fushatë për Zgjedhjet e 25 Prillit…

0
204
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, është arrestuar ditën e sotme në një operacion të zhvilluar nga SPAK në këtë bashki. Tushe akuzohet për shpërdorim fondesh me tenderat në bashki.

Ndërkohë, ka qenë Kryeministri Rama, ai që ka reaguar i pari lidhur me shoqërimin e tij në këtë operacion, duke thënë se ai duhet të dalë vetë para drejtësisë, pa mbrojtjen e PS-së.

Por, pavarësisht kësaj deklarate distancuese të Kryeministrit, kryebashkiaku Fatos Tushe, është shfaqur mjaft aktiv gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit. Tushe është aktiv jo vetëm me postime të shumta, po edhe me takime përkrah Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrit Erion Braçe dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, kur ata kanë zhvilluar takime elektorale në këtë qytet.

Teksa sot Kryeministri distancohet nga kryebashkiaku i Lushnjes, kur e rikandidoi Fatos Tushen në zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama reklamonte personalisht punën dhe profilin e kreut të bashksië së Lushnjes.Mbështetja qe Rama i jepte Tushes është pranuar dhe nga vetë kryebashkiaku, i cili në një dokumentar të realizuar nga kryeministria dhe të publikuar në ERTV, deklaronte se  kryeministri dhe qeveria e kanë mbështetur me një fond prej 20 milionë eurosh.

Ndërsa gjendet sot në akuzën e abuzimit me tenderat publikë, kryebashkiaku i Lushnjes, një vit më parë i bëntë moral opozitës për bojokotin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe garantonte qytetarët e Lushnjes, që bashkia do përmirësonte më tej cilësinë e shërbimeve publike.

© SYRI.net

Zjarr Tv Ad