Morën para për operacionin e Elmidin Dylit të plagosur nga masakra e Velipojës, Gjykata le në burg dy mjekët e QSUT

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka dhënë vendimin “arrest me burg” për dy mjekët, Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe për infermieren Diellë Macaj.

Ndërkohë për shtetasin Fatbardh Dyli, babai i shtetasit të plagosur Elmidin Dyli gjykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës.

Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli ajo e cila gjatë një bisede telefonike i ka thënë infermieres Macaj se do t’i çojë dhuratë 500 mijë lektë të vjetëra doktorit, por pa përmendur emrin cilit prej tyre.

Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”.

Menjëherë policia e cila kishte nën vëzhgim familjen Dyli pas ngjarjes së rëndë në Velipojë më 27 qershor, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të plagosur, ku një prej të plagosurve ishte edhe djali i tyre tyre 17 vjeçar Elmidin Dyli bëri arrestimin e dy mjekëve kirurg të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, infermieres në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli, i cili u lirua me masën “detyrim paraqitje” për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kjo dosje t’i kalojë SPAK për hetim të mëtejshëm.

Zjarr Tv Ad