Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Personi që shihni në foto është 20-vjeçari që humbi jetën në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm, teksa po ndërronte gomën e një kamioni në gomisterin ku punonte.
Ai është shtetasi Rafael Telaj, i cili ndërroi jetë tragjikisht në vendin e punës
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1 në Kënetë të Durrësit. Sipas dëshmitarëve shpërthimi i gomës ishte shumë i fuqishëm, ndërsa shtuan se ndihma e shpejtë të riut iu dha shumë vonë, duke bërë që ai të ndërronte jetë.
Mësohet se i riu kishte kohë që punonte dhe siguronte të ardhurat për familjen e tij, ndërsa fati i tij u pre në mes pas incidentit që i mori jetën.